Dark Mode Light Mode

Hamza viziton Lladrovcin: Biseduam edhe për zgjedhjet e brendshme që do t’i nisim në pranverë

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka takuar sot kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Ai ka bërë me dije se më të parin e kësaj komune kanë diskutuar për zgjedhjet e brendshme në PDK-së dhe protestën e 17 shkurtit kundër Gjykatës Speciale.

Në profilin e tij në Facebook, Hamza ka lavdëruar punën e Lladrovcit.

Advertisement

“Një vizitë kryetarit Ramiz Lladrovci në Drenas. Sot biseduam për shumë tema, nga mbështetja e familjeve të prekura nga vërshimet e deri te zgjedhjet e brendshme që do t’i nisim në pranverë. Kryetari Ramiz Lladrovci po e dëshmon çdo ditë se puna dhe përkushtimi i pakompromis janë çelësi i suksesit në shërbim të qytetarëve. U dakorduam të takohemi sërish më 17 shkurt në Prishtinë, në marshin mbështetës për çlirimtarët tanë në Hagë.”, ka shkruar Hamza.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × two =

Previous Post

YIHR KS: Ligjërata për Specialen është mbajtur me lejen e shkollës, sesione të tilla me zyrtarët e gjykatës mbajmë nga viti 2018

Next Post

Vjedhja e votave, në pranga edhe djali i Rasim Demirit? – deklarohet ky i fundit

Advertisement