Pas renditjes së arritjeve të administratës së tij në skenën ndërkombëtare që nga rikthimi në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan Donald Trump iu drejtua situatës në Venezuela gjatë samitit në Davos.
“Në fillim të këtij muaji, falë aftësive, fuqisë dhe fuqisë së pakrahasueshme të ushtrisë amerikane, ne kemi ushtrinë më të fuqishme në botë deri më tani, kapëm diktatorin e jashtëligjshëm Nicolas Maduro“, tha ai.
“Jam shumë i lumtur për këtë dhe kemi marrëdhënie të shkëlqyera me udhëheqësit e rinj të Venezuelës”, shtoi Trump.
“Po bëjmë vend për kompanitë tona gjigante të naftës dhe po shkon shumë mirë. Tashmë kemi nxjerrë 50 milionë fuçi naftë dhe një pjesë e madhe do të kthehet në Venezuelë”, vazhdoi tutje presidenti amerikan.
Sipas tij, Venezuela “do të sjellë më shumë të ardhura me ne në një periudhë të shkurtër kohore sesa ka sjellë në vite”.
“Kompanitë e naftës duan të hyjnë, duan të hyjnë menjëherë, ne jemi atje tashmë duke vizituar vendet”, përfundoi ai.




