Dark Mode Light Mode

Abdixhiku paralajmëron manipuluesit e votës brenda LDK-së dhe kërkon rinumërim në gjithë vendin

Kryetari i LDK-së kërkon rinumërim të plotë në gjithë vendin dhe ndëshkim penal për manipuluesit e votës.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër pas dyshimeve për manipulim të votës, pasi gjatë procesit të rinumërimit janë evidentuar dallime të mëdha në numrin e votave në disa qendra votimi.

Abdixhiku ka dalë në mbrojtje të kandidatëve të rinj për deputetë, Paris Guri, Festim Kabashi dhe Gëzim Hazrolli, të cilët sipas tij janë ndër më të dëmtuarit nga ky proces. Ai theksoi se bëhet fjalë për prurje të reja në LDK dhe për figura që përfaqësojnë reformën e nisur në parti.

Advertisement

Në reagimin e tij publik, kreu i LDK-së kërkoi rinumërim të plotë të votave në të gjithë vendin, si dhe ndëshkim ligjor për të gjithë ata që kanë cenuar vullnetin e qytetarëve.

“Parisit, dhe jo vetëm atij, por edhe politikanëve të tjerë të rinj, ua tjetërsuan votën. Jo sepse gabuan, por sepse janë të rinj, të pastër dhe nuk u përshtaten atyre që e kanë kthyer politikën në strehë interesi. Kur goditet një i ri në politikë, nuk goditet vetëm një emër; goditet ideja e një gjenerate që beson te e ardhmja. Mbi të gjitha, goditet reforma”, deklaroi Abdixhiku.

Ai shtoi se ajo që po ndodh në disa qytete nuk është rastësi, por rezistencë e strukturave të vjetra që, sipas tij, e kanë dëmtuar LDK-në nga brenda dhe tani po tentojnë ta ndalin reformën.

“Sulmi ndaj emrave të rinj e të pastër është sulm ndaj punës sonë pesëvjeçare dhe ndaj vullnetit të mbështetësve që është shprehur qartë me votë të lirë”, theksoi ai.

Abdixhiku paralajmëroi se pas Kuvendit të LDK-së do të ketë pasoja politike brenda partisë për përgjegjësit, duke shtuar se përveç turpit publik dhe ndëshkimit ligjor, do të ketë edhe përgjegjësi të brendshme partiake.

Ai u bëri thirrje institucioneve të drejtësisë që të veprojnë pa vonesë dhe pa përjashtim. “Burg për këdo që ka cenuar votën e lirë. Komisionerët manipulues kanë emra, njihen të gjithë. Jepuni atyre dhe porositësve përgjigje pa hezitim”, u shpreh ai.

Sipas Abdixhikut, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të sigurojë rinumërim të plotë të çdo kutie në çdo qytet për të hequr çdo dyshim.

“Le të inkurajohen ata që kanë numëruar drejt, të zbulohen ata që kanë vjedhur. Vota nuk tjetërsohet. Vota mbrohet”, përfundoi ai.

Në fund, Abdixhiku theksoi se LDK-ja, krahasuar me partitë e tjera, ka më së paku shpërputhje dhe parregullsi, por pikërisht për këtë arsye, sipas tij, partia ka përgjegjësi të dyfishtë për të mbrojtur integritetin e votës dhe besimin e qytetarëve.

Deri më tash, përfituesit më të mdhenj nga manipulimi i votës kanë qenë Xhavit Uka, Driton Selmanaj, Rezarta Krasniqi dhe madje Avdullah Hoti, të cilët poashtu konsidetohrn si kundërshtarë të reformave brenda LDK-së.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sixteen + seven =

Previous Post

Ish-ministër i Kulturës: Kush është Kujtim Gashi, që i humbi mbi 2.300 vota gjatë rinumërimit?

Next Post

Iu hoqën mbi dy mijë vota pas rinumërimit, reagon Kujtim Gashi

Advertisement