Dark Mode Light Mode

Rinumërimi i votave: 35% e vendvotimeve të përfunduara, mijëra vota minus për kandidatë të PDK-së

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i rinumërimit të fletëvotimeve për vendvotimet për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim për rinumërim.

Deri në këtë fazë janë rinumëruar rreth 35 për qind e vendvotimeve, përkatësisht 316 nga gjithsej 914. Ndërkohë, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është rritur edhe numri i tavolinave për rinumërim, nga 20 në 26.

Sipas përditësimeve të publikuara nga KQZ-ja, janë evidentuar ndryshime në numrin e votave pas rinumërimit. Disa kandidatë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë humbur mijëra vota.

Advertisement

Kandidati i PDK-së, Fetah Paçarizi, sipas të dhënave të KQZ-së, ka 2 mijë e 609 vota më pak.

Ndërsa kandidati tjetër i kësaj partie, Nait Hasani, deri më tani ka humbur 1 mijë e 191 vota. Edhe Kujtim Gashi rezulton me 882 vota më pak.

Sipas të dhënave të fundit, edhe kandidatë të tjerë të PDK-së kanë pësuar ulje të numrit të votave pas rinumërimit.

Xhavit Haliti ka 641 vota më pak, Luljeta Veselaj-Gutaj 739, Arianit Çollaku 816, ndërsa ish-deputeti nga Drenasi, Fadil Demaku, 533 vota më pak.

Gjithashtu, sipas KQZ-së, edhe ish-deputeti Enver Hoxhaj ka humbur 687 vota deri në këtë fazë të rinumërimit.

Të gjitha përditësimet në kohë reale mund të ndiqen duke klikuar këtu.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × four =

Previous Post

Pavkovic: Kurti i detyrohet një nder Osmanit për ta rikandiduar meqë i caktoi zgjedhjet kur i konvenoi dhe mori disa njohje gjatë fushatës

Next Post

E jashtëzakonshme: Vedat Muriqi bëhet golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e Mallorcas

Advertisement