Dark Mode Light Mode

Ilir Deda: Qindra komisionerë dyshohet se kanë kryer vepra penale me vjedhjen e votave

Opinionisti kërkon drejtësi pa kompromis dhe reformë rrënjësore të sistemit zgjedhor në Kosovë.

Opinionisti Ilir Deda ka reaguar ashpër ndaj dyshimeve për manipulim masiv të votave në zgjedhje, duke deklaruar se me qindra komisionerë nga të gjitha partitë politike dyshohet se kanë kryer vepra penale.

“Dmth me qindra e qindra komisionerë të gjitha partive politike paskan kry vepër penale me këtë vjedhje masive të votave të kandidatëve për deputetë,” ka shkruar Deda, duke e cilësuar rastin si një test serioz për shtetin ligjor.

Advertisement

Ai ka ngritur pyetjen se çfarë do të ndodhë me të dyshuarit: “Tash a do të përfundojnë në burg apo do të gjobiten financiarisht këta hajna? Këtu matet shteti ligjor dhe sundimi i ligjit.”

Sipas Dedës, situata aktuale tregon qartë se Kosovës i nevojitet një reformë e thellë e sistemit zgjedhor. Ai thekson se modeli i ardhshëm duhet ta largojë tërësisht faktorin “njeri” nga procesi i numërimit të votave, për të shmangur manipulimet dhe abuzimet.

Në të njëjtën kohë, Deda kërkon që përgjegjësia të mos mbetet vetëm te komisionerët. “Ndërsa sa i përket partive, më së paku do të duhej të ketë pasoja edhe për ata që kanë dhënë ‘urdhër’ për këtë manipulim të madh,” ka theksuar ai.

Reagimi i Dedës ka nxitur debat të gjerë publik, ndërsa qytetarët po presin veprime konkrete nga institucionet e drejtësisë për të dëshmuar se ligji zbatohet për të gjithë, pa dallime politike.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

14 − eight =

Previous Post

Osmani përkujton Hajdarajn: Ishte zëri i guximit, drejtësia për të është obligim

Next Post

Rinumërimi i votave sjell humbje të mëdha votash për kandidatët e PDK-së

Advertisement