Sot bëhen 24 vite nga vrasja e Smajl Hajdarajt, ish-deputet, veprimtar i LDK-së dhe ish-komandant i UÇK-së.
Në 24 vjetorin e vrasjes, presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar Hajdarajn, duke e cilësuar si “zë të guximit”.
“Smajli ishte zëri i guximit, fytyra e rezistencës dhe shpirti i një Kosove që nuk u përkul kurrë.
Plumbat që e shuan jetën e tij nuk e shuan idealin, ndaj drejtësia për të është obligim” – ka theksuar Osmani.
Hajdaraj u vra në hyrje të banesës së tij më 17 janar të vitit 2002.
Vrasja e Hajdarajt ende mbetet e pazbardhur nga drejtësia.


