Sot janë bërë 24 vite nga vrasja e Smajl Hajdarajt, ish-veprimtar i LDK-së, deputet i Kuvendit të Kosovës dhe ish-komandant i UÇK-së për Zonën e Rugovës.
Hajdaraj ishte vrarë më 17 janar të 2002 në hyrje të banesës së tij në Pejë.
Hajdaraj ishte një nga veprimtarët më të dalluar të Kosovës, duke u angazhuar që nga fillimet në LDK.
Hajdaraj ishte një nga bashkëpunëtorët e afërt të ish-presidentit historik, Ibrahim Rugova, ndërsa ishte edhe deputet i LDK-së pas luftës.
Madje, Hajdaraj ishte udhëheqësi i dy grupeve të para të veprimtarëve që ushtruan në Shqipëri për luftime, ku pjesë ishin edhe heronjtë si Adem Jashari dhe Zahir Pajazit, ndër të tjerë.
Vrasja e Hajdarajt ende mbetet e pazbardhur nga drejtësia.
Pas vdekjes, Hajdaraj është shpallur hero i Kosovës.