Dark Mode Light Mode

Kurti njofton ambasadorët rreth zbatimit të Ligjit për të Huajt dhe atij për Automjetet

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministrin në detyrë, Besnik Bislimi, zhvilluan sot një takim me ambasadorët dhe përfaqësuesit diplomatikë të akredituar në Kosovë.

Gjatë këtij takimi, ata i njoftuan të pranishmit mbi fazat e implementimit të Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjetet, të cilat janë harmonizuar me legjislacionin e Bashkimit Evropian, si dhe masat që institucionet kosovare do të ndërmarrin për zbatimin e plotë të këtyre ligjeve.

“Faza e parë e zbatimit, e cila nis sot, parasheh një periudhë informimi për qytetarët dhe vizitorët, përmes materialeve informuese në pikat kufitare, fushatave mediatike, sesioneve informuese dhe linjave telefonike. Kjo fazë do të zgjasë deri më 15 mars 2026, kur do të fillojë zbatimi i plotë i ligjeve, me synim lehtësimin e qëndrimit të shtetasve jorezidentë në Kosovë”, thuhet në një njoftim të zyrës për media të Kurtit.

Advertisement

Po ashtu, ai i njoftoi ambasadorët për nevojën e fillimit të integrimit gradual të sistemeve të shëndetësisë dhe arsimit, si pjesë e një qasjeje gjithëpërfshirëse dhe afatgjate, në koordinim me Bashkimin Evropian dhe duke marrë parasysh shqetësimet e komunitetit joshumicë serb në Kosovë.

Në fund të takimit, Kurti ritheksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për sundimin e ligjit, zbatimin e barabartë të legjislacionit dhe forcimin e rendit juridik.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

14 + 14 =

Previous Post

PDK: Gjykimi në Hagë të përmbyllet me drejtësi dhe liri për çlirimtarët

Next Post

Sa shpenzuan partitë politike për fushatën e zgjedhjeve lokale?

Advertisement