Dark Mode Light Mode
Asamblisti nga Hasi largohet nga PDK-ja, akuza ish-partisë
Mungon Xhelali: Në seancën e gazit lotsjellës shkojnë veç Sali Zyba, Fitore Pacolli dhe Drita Millaku
PDK: Gjykimi në Hagë të përmbyllet me drejtësi dhe liri për çlirimtarët

Mungon Xhelali: Në seancën e gazit lotsjellës shkojnë veç Sali Zyba, Fitore Pacolli dhe Drita Millaku

Ka filluar seanca gjyqësore ndaj deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në vitin 2018.

Deputetët që u paraqitën sot në seancë gjyqësore janë Fitore Pacolli, Sali Zyba dhe Drita Millaku.

Ndërkohë, deputeti Xhelal Sveçla nuk është paraqitur as sot në seancë.

Advertisement

Në seancën e mbajtur më 31 tetor, gjyqtari Sabit Sadikaj pati paralajmëruar se kushdo që do të mungojë në seancë, ndaj tij do të lëshohet urdhërarrest, me kërkesë eventuale për paraburgim.

“Secila palë që mungon, ndaj asaj pale të lëshohet urdhërarrest dhe kërkesë për caktim të masës së paraburgimit eventual”, pati thënë gjyqtari Sadikaj.

Sipas aktakuzës së ngritur për rastin, më 21 mars të 2018-s, nga ora 12:10 e deri në 15:40, të tre të akuzuarit kanë ndezur disa bombola të gazit lotsjellës brenda sallës së Kuvendit, ku ka qenë duke u mbajtur seancë plenare lidhur me votimin e demarkacionit me Malin e Zi. Në aktakuzë thuhet po ashtu se si rrjedhojë e kësaj, të gjithë deputetët janë detyruar që ta lirojnë sallën e Kuvendit, me ç’rast është pamundësuar vazhdimin e seancës. Gazi lotsjellës është përdorur gjatë seancës së jashtëzakonshme.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five + 19 =

Previous Post

Asamblisti nga Hasi largohet nga PDK-ja, akuza ish-partisë

Next Post

PDK: Gjykimi në Hagë të përmbyllet me drejtësi dhe liri për çlirimtarët

Advertisement