Dark Mode Light Mode

Korçë, sherr të dehurish

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur pas një sherri midis një grupi të dehurish në një fshat të Korçës.

Oligert Kreka 23 vjeç, i cili u nis drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë, ka humbur jetën në spital si pasojë e plagëve të marra. Ndërsa policia e Korçës në bashkëpunim me atë të Tiranës ka mundur të arrestojë pas disa orësh në kryeqytet autorin e dyshuar për vrasjen e Oligert Krekes. I arrestuari është 25 vjeçari Emiljano Nazifi.

Të rinjtë ishin duke festuar. Duke qenë se ata kanë konsumuar alkool l, janë konfliktuar me njëri-tjetrin, i cili ka nisur me fyerje e me pas ka përfunduar dhunshëm me hunj e gurë. Sipas policisë i plagosuri është Sajmir Yzeiri, ndërsa janë identifikuar si autorë dhe janë shpallur në kërkim tre persona, të cilët janë Genci Nazifi, Jorga dhe Gardiol Kanani.

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

11 − six =

Previous Post

Të shtunën marsh kundër dhunës në Maqedoni

Next Post

FBI i kërkon ndihmë Google për një telefon

Advertisement