Dark Mode Light Mode

Guatemalë: 6060 vjet burgim për masakrën e vitit 1982

Pedro Pimentel Rios, ish-pjesëtar i forcave speciale të Guatemalës, u dënua me 6060 vjet burgim për pjesëmarrje në masakrën e vitit 1982, ku humbën jetën 201 persona. Masakra e njohur si ‘Dos Errers’ ndodhi në një fshat me emër të njëjtë gjatë luftës civile nga 1960-1996. Për vdekjen e secilit prej 201 personave Pimentel mori nga 30 vjet për krime kundër njerëzimit. Përndryshe, 54-vjeçari Pimentel është ish-instruktor i njësive speciale. Ai jetoi në Kaliforni dhe në vitin 2010 e arrestoi shërbimi i imigrimit. Lufta civile në Guatemalë mori më shumë se 200 mijë jetë dhe sipas rezultateve të një hetimi të pavarur, përgjegjësinë më të madhe për këtë e ka ushtria popullore që kishte përkrahjen e SHBA-së.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

16 − two =

Previous Post

Bar Refaeli superseksi nëkoleksionin e "Passionata"

Next Post

Maskat vrasin shqiptarin në afërsi të Shkupit

Advertisement