Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe njëherësh zëvendëspresident i UEFA-s, Armand Duka, zhvilloi një tryezë të rëndësishme me Ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ku u diskutuan sfidat, prioritetet dhe hapat që duhen ndërmarrë për të forcuar më tej futbollin në Shqipëri.

Duka e cilësoi futbollin jo vetëm si një sport, por si një faktor të rëndësishëm ekonomik dhe kulturor, i cili bashkon shoqërinë dhe i jep vlerë komunitetit.

“Futbolli është ekonomi, kulturë dhe bashkim shoqëror. Mbështetja institucionale dhe bashkëpunimi i hapur janë çelësi për ta çuar përpara dhe për t’i dhënë më shumë vlerë shoqërisë sonë,” – u shpreh Duka.

Ai falënderoi Ministrin Gonxhja për gatishmërinë dhe vullnetin për bashkëpunim, duke theksuar se beson në zhvillime konkrete që do të sjellin përfitime për të ardhmen e futbollit shqiptar.

“Jam i bindur se bashkë do të sjellim zhvillime konkrete për të ardhmen e futbollit tonë,” – theksoi kreu i FSHF-së.

Ky takim shënon një tjetër hap në drejtim të forcimit të bashkëpunimit mes institucioneve shtetërore dhe Federatës Shqiptare të Futbollit, në funksion të rritjes së rolit të sportit më popullor në vend si motor zhvillimi ekonomik, kulturor dhe social.

SHPËRNDAJE