Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar sot se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen e rëndësishme të Kombëtares së Kosovës kundër Sllovenisë, e cila do të zhvillohet më 10 tetor 2025, në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Biletat mund të blihen online përmes platformës zyrtare eu.ebileta.al, ndërsa çmimet janë të ndara sipas tribunave:

  • Veri dhe Jug – 10 euro
  • Lindje – 20 euro
  • Perëndim – 30 euro
  • VIP – 100 euro

Ky është njëri nga ballafaqimet vendimtare të “Dardanëve” në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, dhe pritet që stadiumi të jetë i mbushur plot për të përkrahur kombëtaren.

Federata ka bërë thirrje që tifozët t’i sigurojnë biletat sa më shpejt për shkak të interesimit të madh që pritet për këtë ndeshje.

SHPËRNDAJE