Dark Mode Light Mode

Presidentja e Sllovenisë sot e nesër për vizitë në Kosovë, Policia tregon që do të mbyllen disa rrugë përkohësisht

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se më datë 18 dhe 19 dhjetor 2024, sot dhe nesër, në Republikën e Kosovës do të qëndrojë për vizitë zyrtare presidentja e Republikës së  Sllovenisë, Nataša Pirc MUSAR, së bashku me një delegacion shoqërues.

Policia e Kosovës,  gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror në Kosovë..

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës së vizitës, Policia e Kosovës njofton se do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta) dhe në afërsi të objekteve shtetërore, ku do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës ka kërkuar edhe mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik.

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

16 − two =

Previous Post

Kurti nuk deklarohet nëse ka pranuar ftesën e re nga Prokuroria Speciale

Next Post

“Espresso me Bedri Hamzën” | Kandidati i PDK-së e pi kafen e mëngjesit me një mjeke: 50% i rrisim pagat për personelin mjekësor

Advertisement