Dark Mode Light Mode

Kurti me tre ministra udhëtojnë për në Kroaci

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar të enjten për në Kroaci ku do të zhvillojë vizita zyrtare, ka njoftuar Qeveria e Kosovës.

Pjesë e delegacionit janë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe ministri i Financave, Hekuran Murati.

Në njoftim u tha se Kosova e Kroacia do të nënshkruajnë marrëveshje në fushën e sigurimeve sociale, për njohje të ndërsjellë të patentë shoferëve, për bashkëpunim në mbrojtje nga fatkeqësitë natyre, teknike dhe teknologjike si dhe bashkëpunim në fushën e mjekësisë ligjore.

Advertisement

Kurti do të pritet në takime bilaterale nga krerët e institucioneve kroate, e pastaj do të udhëtojë për në Slloveni.

“Pjesë e delegacionit të Qeverisë së Republikës së Kosovës do të jenë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati. Gjatë kësaj vizite dy vendet do të nënshkruajnë marrëveshje në fushën e sigurimeve sociale, për njohje të ndërsjellë të patentë shoferëve, për bashkëpunim në mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore, teknike dhe teknologjike, dhe bashkëpunim në fushën e mjekësisë ligjore”, thuhet në njoftim.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

eighteen + fifteen =

Previous Post

Bislimi për mospërfshirjen në listë: Jam shef i shtabit zgjedhor

Next Post

Hamza: Përparësia ime si kryeministër është se unë nuk shkoj aty për të mësuar

Advertisement