Dark Mode Light Mode
Kreu i FFK-së vizitë në LRF të Mitrovicës për reformat dhe zhvillimin e futbollit
Bedri Hamza: Lista e PDK-së, pa asnjë kandidat me aktakuzë dhe me shumë hapësirë për gratë e të rinjtë
Bislimi për mospërfshirjen në listë: Jam shef i shtabit zgjedhor

Bedri Hamza: Lista e PDK-së, pa asnjë kandidat me aktakuzë dhe me shumë hapësirë për gratë e të rinjtë

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamza, gjatë një interviste në emisionin “DPT te Fidani,” deklaroi se lista e kandidatëve të PDK-së për zgjedhjet e ardhshme është ndërtuar mbi standarde dhe kritere të qarta.

Sipas Hamzës, kjo listë pasqyron lidershipin e PDK-së, duke krijuar një balancë mes përvojës dhe energjisë së të tashmes, duke synuar një përfaqësim gjithëpërfshirës. Ai vuri në dukje interesimin e jashtëzakonshëm për të qenë pjesë e listës, duke bërë të ditur se rreth 300 persona kishin shprehur dëshirën për të kandiduar.

Në përbërjen e saj aktuale, lista e PDK-së përfshin mbi 40% gra dhe më shumë se 60% të kandidatëve janë figura të reja që kandidojnë për herë të parë.

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

4 + eleven =

Previous Post

Kreu i FFK-së vizitë në LRF të Mitrovicës për reformat dhe zhvillimin e futbollit

Next Post

Bislimi për mospërfshirjen në listë: Jam shef i shtabit zgjedhor

Advertisement