Dark Mode Light Mode

Abelard Tahiri: Kurrë njollë më të zezë s’ka me pasë Kuvendi sesa bashkëpunimi i VV-së me Radojiçiqin

Shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se gazetarëve që kanë publikuar përgjimin e Kusari-Lilës me Milan Radojiçiqin, duhet t’iu jepet medalje presidenciale.

Tahiri ka thënë se s’ka akt më të madh patriotik sesa të demaskohet një bisedë e tillë e Kusari-Lilës me kryeterroristin Radojiçiqi.

“S’ka akt më të madh patriotik sesa me e demasku bisedën me kryeterroristin Milan Radojiçiq”, ka thënë Tahiri në Kuvend.

Advertisement

Deputeti i PDK-së ka thënë se se s’ka njollë më të zezë në Kuvend sesa ky bashkëpunim i VV-së me Radojiçiqin.

“Kurrë njollë më të zezë ky Kuvend s’ka me pasë. Edhe nëse 200 vjet kemi me rrnu, kurrë s’kemi më pasë njollë më të zezë”, ka thënë Tahiri.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

eight − seven =

Previous Post

Jakup Krasniqi arrin në Negroc, përcillet nga automjete të shumta të policisë

Next Post

Time Kadrijaj: Unë jam ushtare e lirisë, Mimoza kom me të majt mend si ‘zemlakja’ e Radoçiqit, por edhe si valltarja e Gadafit

Advertisement