Dark Mode Light Mode

Sekretari i ri i NATO-s, Rutte: Aleanca është gurthemeli i sigurisë sonë kolektive

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, ka reaguar pasi është emëruar si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.

Rutte ka shkruar se Aleanca Veri-Atlantike do të mbetet gurthemeli i sigurisë kolektive dhe ka potencuar se ka parasysh sfidat që ka përpara pas marrjes së detyrës së re.

Politikani holandez ka thënë se është mirënjohës për besimin që i është dhënë nga shtetet aleate dhe se mezi pret që ta marrë detyrën në tetor si pasardhës i Stoltenberg.

Advertisement

“Është një nder i jashtëzakonshëm të emërohem Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s. Aleanca është dhe do të mbetet gurthemeli i sigurisë sonë kolektive. Udhëheqja e kësaj organizate është një përgjegjësi që nuk e marr lehtë. Unë u jam mirënjohës të gjithë aleatëve për besimin e tyre tek unë. Pres me padurim të marr pozicionin me energji të madhe në tetor, si pasardhës i Jens Stoltenberg i cili i ka dhënë NATO-s një lidership të jashtëzakonshëm gjatë 10 viteve të fundit dhe për të cilin gjithmonë kam pasur admirim të madh”, ka shkruar Rutte.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × four =

Previous Post

Rutte në krye të NATO-s – cilat janë lidhjet e tij me Kosovën?

Next Post

Serwer: S’ka gatishmëri për normalizim politik nga Beogradi, Prishtina s’ka bërë asgjë për Asociacionin

Advertisement