Dark Mode Light Mode

Hovenier: Rugova ishte frymëzim për mua, e kam një gurë të tij, ia kërkova këshilltarit

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, tha se ky vend është udhëhequr nga një njeri me vizion.

Ai tha se është shumë i lumtur që e ka takuar disa herë.

“Ishte një frymëzim dhe mentor për mua. Gjatë takimit në Rambuje sa isha diplomat i ri, i thash këshilltarit të Rugovës që të ma jepte një gur. Ai tha që nuk e dija se i don kaq shumë dhe kështu ma dha një gur. Unë sot në Ambasadë kam një gur të presidentit Rugovës”, tha ambasadori amerikan.

Advertisement

“Unë përfaqësoj gjeneratën e diplomatëve të Amerikës. Kemi mësuar shumë nga ish-diplomatët amerikanë, por kemi mësuar shumë edhe nga Presidenti, Ibrahim Rugova. Nga Ibrahim Rugova kemi mësuar se si të marrim një qëndrim parimor, sfidues dhe të gjejmë zgjidhje. Rugova ishte i thjeshtë, gjithmonë ishte parimor dhe udhëheqës pragmatik”, tha ambasadori Hovenier para të pranishmëve. Hovenier tha se Rugova e dinte më mirë se kushdo tjetër rëndësinë e raporteve me aleatët.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

5 × 4 =

Previous Post

D’Alema: Sëmundja ia pamundësoi Rugovës që ta shpallte pavarësinë e Kosovës

Next Post

“Gurët e Trepçës”, Osmani ia dorëzon Blairit dhuratën unike nga familja Rugova

Advertisement