Dark Mode Light Mode

Gjermania i dhuron automjete FSK-së

Republika Federale e Gjermanisë do të dhurojë automjete për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, ceremonia e pranim-dorëzimit të donacionit të automjeteve do të mbahet të enjten.

Ceremonia do të organizohet në kazermën e FSK-së, “Adem Jashari” në Prishtinë, me fillim prej orës 10:30.

Advertisement

“Në kazermën e FSK-së ‘Adem Jashari’ në Prishtinë, të enjten më 11 prill, duke filluar nga ora 10:30, do të mbahet ceremonia e pranim-dorëzimit të donacionit të automjeteve nga Republika Federale e Gjermanisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Në këtë ceremoni do të marrin pjesë: ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, si dhe zyrtarë dhe oficerë të lartë vendorë dhe ndërkombëtarë”, thuhet në paralajmërimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

13 − 4 =

Previous Post

Krerët e shtetit vizitojnë Bashkësinë Islame të Kosovës, urojnë besimtarët në këtë ditë feste

Next Post

Shefi i OKB-së: Myslimanët në Gaza e Sudan s’janë në gjendje ta festojnë Bajramin

Advertisement