Dark Mode Light Mode

Gjendet një mjet i pashpërthyer nën një veturë në Leposaviq, tërhiqet nga policia e KFOR-i

Policia e Kosovës sot rreth orës 11:00 është njoftuar se nën një veturë në Leposaviq gjendet një mjet i dyshimtë i pashpërthyer.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili tha se me të marrë informacionin, në vend të ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të policisë.

“Sot rreth orës 11.00 Policia ka pranuar informacion se nën një veturë në qytetin e Leposaviqit gjondet një mjet i dyshimtë i pashpërthyer. Policia ka reaguar menjëhere dhe në vendin e ngjarjes janë përgjigjur njësitë relevante policore duke përfshirë edhe Njësinë K9 dhe EOD të Policisë. Prezent ishin edhe EOD e KFORI-it Amerikan”, ka thënë Elshani.

Advertisement

Ai ka thënë se mjeti i pashpërthyer është tërhequr nga vendi në mënyrë të sigurt, ndërsa policia rreth orës 16:20 është larguar nga vendi i ngjarjes.

Në konsultim me Prokurorin, rasti është cilësuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe po hetohet nga policia.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

5 × two =

Previous Post

Këshilltari i Bislimit thotë se votimi i Komisionit të PE-së rrezikon të krijojë precedent të rrezikshëm

Next Post

Shqipëri, përkujtohet kryengritja antiosmane e Malësisë së Madhe që i parapriu pavarësisë

Advertisement