Dark Mode Light Mode

Tetë të vdekur në një aksident në Këlcyrë të Shqipërisë

Tetë persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë në rrugën Këlcyrë-Përmet, të martën rreth orës 04:00 të mëngjesit.

Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Kuqar të Shqipërisë, sipas njoftimit të Policisë.

Shtatë persona dyshohet se nuk janë shtetas të Shqipërisë, ndërkaq drejtuesi i automjetit nga Shkodra.

Advertisement

Policia ka thënë se shtatë emigrantët e paligjshëm së bashku me shoferin humbën jetën në vendin e ngjarjes.

Drejtuesi i automjetit dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka dalë nga rruga duke rënë në lumin Vjosa.

Pamjet e para nga vendi i ngjarjes tregojnë një automjet të shkatërruar plotësisht dhe thuajse të rrafshuar nga përplasja e fortë e rënies në lumin Vjosë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili nën drejtimin e Prokurorit po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Në vendngjarje ndodhen edhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë.

Ndërkaq, sipas A2, referuar të dhënave paraprake, viktimat dyshohet se vijnë nga vendet e Lindjes së Mesme, të cilët po transportoheshin me një automjet tip Benz.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

nine + seven =

Previous Post

Nga VV thonë se në Bruksel nuk ka diskutime për rregulloren e BQK-së e as për dinarin

Next Post

Osmani: Djegia e fëmijëve të Kosovës për së gjalli, është e vërteta e Serbisë

Advertisement