Dark Mode Light Mode

Gjenden mostrat e Astrit Deharit

Janë gjetur mostrat e ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit, bëjnë të ditur burimet e “Presheva Jonë”, brenda Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML).

Këto mostra ishin zhdukur më 8 dhjetor të 2022-së, njoftonte ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila pati theksuar se nuk dihet se kur janë zhdukur mostrat nga Laboratori i Toksikologjisë, pasi kontrolli i fundit që është bërë në këtë laborator ka qenë në tetor të vitit të 2021-tës.

“Në momentin që kanë qenë duke i bartur nga frigoriferi i vjetër në frigoriferin e ri, i kanë kontrolluar, i kanë parë, janë bazuar në lëndët që i kanë pasur më të vjetra,  2014-2014-2016 janë marrë dosjet. Rastet janë aty me kod, kur e kanë pa kodin dhe kanë shkuar në databazë, ka përkuar me rastin Dehari”, kishte thënë atë botë Haxhiu.

Advertisement

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme brenda IML-se, njësi të hetimeve kanë kryer disa verifikime në disa frigoriferë.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

5 × three =

Previous Post

Si pritet të shkojë procesi i regjistrimit të popullsisë në veri?

Next Post

“Krime kundër njerëzimit dhe të gjenocidit”, Kurti thotë se Kosova po përgatitet për ta paditur Serbinë

Advertisement