Dark Mode Light Mode

Krasniqi i LDK-së Rahovec e ngriët në kuvend qështjen e prishjes së stadiumit, nuk merr ndonjë përgjigje konkrete

Në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal të Komunës së Rahovecit, ndër shumë qështjesh që u ngritën, ku kuvendarët u shfaqën të shqetësuar kryesisht me mbarëvajtjen e punëve të kryetarit Latifi, ndër të tjera qështje, kryetarit iu kërkua llogari edhe për prishjen e stadiumit të qytetit, pa ndonjë plan konkret, por, në mungesë të prezencës së kryetarit të komunës, ata që e morën mundin të përgjigjen nga ekzekutivi, nuk është se dhanë ndonjë përgjigje konkrete.

z. Burim Krasniqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës e ngriti qështjen e stadiumit të qytetit, që tronditi opinionin sportiv jo vetëm në Rahovec, por në gjithë Kosovën, kjo pasi që komuna atje vendosi që klubin e futbollit ta lë në rrugë, duke kërkuar në qytetet fqinje mundësi që të zhvillojnë jo vetëm ndeshjet, por edhe stërvitjet.
Në mungesën e kryetarit, foli nënkryetari, i cili paraprakish ia bëri të ditur kuvendarëve se nuk është ndonjë fans i madhë i sportit, por tha se ndeshja e ardhshme e klubit do të zhvillohet të shtunën, duke mos dhënë ndonjë përgjigje konkrete në lidhje me punët në rikthimin e stadiumit për klubin dhe gjithë qytetarët.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

20 − eleven =

Previous Post

Drenusha Latifi publikon mesazhet mbështetëse që ka marrë pas rrëfimit për dhunën nga ish-bashkëshorti

Next Post

Vuçiq: Të gjithë ndërmjetësuesit, përfshirë edhe amerikanët janë kundër veprimeve të Kurtit

Advertisement