Dark Mode Light Mode
Krerët e FFK-së po marrin pjesë në Kongresin e FIFA-s
Presidenti Ademi takon shefin e Federatës Gjermane të Futbollit, zotohen për bashkëpunim edhe më të thellë
The Power of Routine in Achieving Long-Term Goals

Presidenti Ademi takon shefin e Federatës Gjermane të Futbollit, zotohen për bashkëpunim edhe më të thellë

I pari i FFK-se, z. Agim Ademi eshte duke qendruar ne Ruanda, gjegjesisht ne qytetitn e Kigalit kur pritet te mbahet kongresi i rradhes i FIFA-se. Me ane te nje postimi ne facebook, z. Ademi eshte lajmruar nga Afrika ku tregon per nje takim qe ka pasur ne te parin e Federates Gjermane te Futbollit, z. Bernd Neuendorf, me te cilin tregon se kane biseduar ne lidhje me bashkepunimin edhe me te ngushte qe federata jone mund ta kete me federaten gjermane, per cka z. Ademi eshte treguar entuziast duke thene se keto takime jane ne vazhden e perpjekjeve te parreshtura per te ngritur futbollin tone ne maja.

 

Ja postimi i z. Ademi: 

Advertisement

Sot e takova presidentin e DFB-së, Bernd Neuendorf, në prag të Kongresit të FIFA-s në Kigali të Ruandës.

Diskutuam për bashkëpunimin dhe mundësitë e ndihmës së Federatës gjermane në projektet infrastrukturore, edukative dhe zhvillimore në futbollin e Kosovës.

Po ashtu, diskutuam edhe për vazhdimin e marrëveshjeve me regjione të ndryshme të Gjermanisë.

Së bashku me partnerët tanë po punojmë për të bërë ndryshime pozitive në futboll dhe të krijojmë mundësi të reja për talentet tona.

Jemi me fat që kemi partner të tillë si DFB-ja, që në vazhdimësi janë të gatshëm të japin kontributin e tyre për zhvillimin e mëtejmë të futbollit të Kosovës.

🇽🇰🤝🇩🇪 ⚽️

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

4 + seven =

Previous Post

Krerët e FFK-së po marrin pjesë në Kongresin e FIFA-s

Next Post

The Power of Routine in Achieving Long-Term Goals

Advertisement