Gjenevë, 4 mars -Takimi i fundit në Bruksel mes kryemistrit shqiptar Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksanden Vucic ku biseduan per normalizimin e marëdhënieve mes Kosovës dhe Serbise u pa nje presioni i BE-së mbi Prishtinën zyrtare, duke insistuar themelimin e Asociacionit te Komunave serbe, gje kjo që ka shqetesuar qytetaret kosovare jo vetem ne vend, por edhe ne diasporë, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Leotrim Ferati: OKB, BE, Stop bosnjizimit te Kosovës! Jo Asociacionit një nacional ne Kosovën « multietnike »!
Te revoltuar rreth tendencave te BE-së për te themeluar asociacionine komunave serbe ne Kosovë, sot ne Gjenevë para Pallatit te OKB-së nen organizimin e shoqerise civile eshte mbajtur nje proteste e komunitetit kosovare kunder ketij asociacioni nje nacional ne Kosovën « multietnike »
Protestuesit shqiptare, kryesisht kosovarë para Pallatit te OKB-së ne Gjenevë pos flamujve te Kosoves , ata shqiptare dhe te Zvicres ne duar ata mbanin edhe panakarta kunder BE-së, kunder asiciaiconit te komunave serbe: « Jo Asocionin nje naconal serb ne Kosovë »; « OKB, BE, Stop bosnjizimit te Kosovës!; « BE dhe OKB te ndal presionin mbi qeverine e Kosovës për te themeluar asociaciocnin monoetnik ne Kosovë! »; « Rrespekt recioprocitetin: Jo asociaicon të komunave serbe pa asociacion te koumave shqiptare ne Serbi » etj..
Ne ketë proteste per te kundershtuar asociacionin serbe ne Kosovë muaren pjese qindra mërgimtare pa dallim partie, studente, punëtorë etj.. Ata kishin ardhur në Gjenevë nga kantonet tjeta si nga Lausanna (VD) nga Berna, Zurichu, Tichino sio dhe nga Franca, shqiptare këta jo vetëm nga Kosova por edhe nga Shqiperia, Maqedenia Veriore Lugina e Presheves, Mali i Zi qe jetojne dhe veprojne ne Zvicer dhe perendim.
Për t’u solidarizuar me protesten e kosovareve sot en Gjeneve para pallatot te OKB-së ishin prezente edhe shume zvicerane sikur edhe z.Ueli Leuenberger ish-drejtor ui UPSH dhe depuetete ne paralementin zviceran. Po ashtu u pa nje interesim i madh edhe i mediave shqiptare dhe zvicerane.
« Nëse BE e konsideron Kosovën « multietnike », atehere pse Prishtines zyrtare t’i kerkohet themelimi i nje asociacioni nje nacional, ku ndane qyetaret ne baza kombetare?!.. » ka thëne Leonard Ferati, kandidat (PS) për deputet ne kantonin e Gjenevës, citon gazeta zvicerane Le Canton27.ch
