Dark Mode Light Mode

Arrihet marrëveshja e plotë, Joao Cancelo i bashkohet Bayernit

Bayern Munichi ka arritur marrëveshje të plotë për transferimin e Joao Cancelos nga Manchester City.

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, marrëveshja është për huazimin e portugezit për pjesën e mbetur të sezonit.

Por, në marrëveshje është përfshirë edhe opsioni i blerjes për 70 milionë euro, të cilin “Bavarezët” mund ta shfrytëzojnë pas përfundimit të sezonit.

Advertisement

Cancelo ka mbërritur sot në Munich, atje ku do t’u nënshtrohet testeve mjekësore para se të finalizohet transferimi.

Sipas Romanos, largimi nga “Etihad Stadium” ishte kërkesë e vetë 28-vjeçarit.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

fifteen − 6 =

Previous Post

Barça synon ta mbyllë sezonin me 100 pikë

Next Post

Sot dita e fundit, Qeveria Kurti vazhdon ta mbaj sekret koeficientin e Ligjit të Pagave

Advertisement