Dark Mode Light Mode

Bill Clinton rezulton pozitiv me Covid-19

Ish-presidenti i SHBA, Bill Clinton është infektuar me COVID-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai, permes rrjeteve sociale, ku tregon se ka simptoma të lehta dhe se po trajtohet në shtëpi.

Sakaq, Clinton ka treguar se më parë ka bërë vaksinën, e cila ka ndikuar që ta kalojë më lehtë infektimin.

“Jam mirënjohës që jam vaksinuar dhe përforcuar, gjë që e ka mbajtur rastin tim të butë.

Advertisement

Kam pasur simptoma të lehta, por në përgjithësi jam mirë dhe po qëndroj në shtëpi”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Kujtojmë që pak javë më parë, drejtoresha e Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) Rochelle Walensky dhe Komisioneri i Administratës së Ushqimit dhe Barnave të SHBA Robert Califf gjithashtu kishin rezultuar pozitivë me simptoma të COVID./abcnews.al

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

4 + 1 =

Previous Post

Kurti: Shumë gjeneralë dhe zyrtarë serbë do të donin që Kosova të sulmohej

Next Post

Hera e parë në historinë amerikane, një afro-amerikan do të jetë udhëheqës i demokratëve në Kongres

Advertisement