Vizioni i tij në drejtimin e FFK-së në periudhën më të vështirë dhe ideali i tij për futbollin e Kosovë do të mbesin përherë në kujtesën. Agimin e njoha që nga ditët e para të mëvetësimit të futbollit. Ai ishte njeri me personalitet të lartë intelektual, por edhe guximtar dhe atdhetar. Andaj, në një vjetorin e ndarjes nga ne e kujtojmë me krenari dhe pietet për kontributin e tij të jashtëzakonshëm për futbollin kosovar.

Vendosmëria e tij për punë edhe në rrethana të tilla të vështira do të jenë shembull për ne dhe kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e futbollit tonë.

Advertisement

I përhershëm kujtimi për TY miku im!

Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së