Dark Mode Light Mode

Gjykata Themelore liron “Dervish Milicin”, dyshohej për krime lufte 

Gjykata Themelore e Prishtinës ka konfirmuar për lajmi.net se e ka pranuar propozimin e Prokurorisë Speciale për t’ia ndërprerë paraburgimin Dervish Krasniqit, i njohur si “Dervish milici”.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësja e Themelores, Mirlinda Gashi.

“Ju njoftojmë se pas propozimit për ndërprerje të paraburgimit nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës për të pandehurin D.K, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special me datë 26.10.2020 ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për ndërprerjen e paraburgimit për të pandehurin D.K”, ka thënë Gashi për lajmi.net.

Advertisement

Krasniqi ishte arrestuar në pikën e kalimit kufitar në Han të Elezit më 2 tetor, me dyshimin e bazuar se ka bërë krime lufte në Kosovë gjatë viteve 1998-99.

Sipas dëshmitarëve, polici nuk sillej mirë me shqiptarët në vitet ’90.

“Ky ka rrahur shqiptar sa ka mundur. Ka qenë edhe komandant i policisë në Ujmir të Klinës. Njerëzit tregojnë se ai i ka rrahur njerëzit dhe i ka ulur në shporet”, ka deklaruar një qytetar.

D.K. dyshohej nga ana e prokurorisë së gjatë periudhës se luftës 1998-1999, ka kryer veprën penale: Krime lufte kundër popullatës civile ne kundërshtim me nenin 142 lidhur me nenin 22 te Ligjit te RSFJ-së, lidhur me nenin 3 te Konventës së Katërt te Gjenevës e parapara me nenin 144 par.2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

nine + 8 =

Previous Post

Skandali në El Clasico me gjyqtarin Munuera, del audioja e VAR-it: ”Nuk ishte penallti”<br><br>

Next Post

Bujar Dugolli përmend Lutfi Hazirin dhe Fatmir Rexhepin e LDK-së për privatizimet abuzive

Advertisement