Dark Mode Light Mode

Ismail Tasholli me një postim epik falënderon Qeverinë dhe popullin kinez për rolin aktiv në Kosovë

Analisti Ismail Tasholli ka ironizuar me Qeverinë e Kosovës, pas manipulimeve të përfolura në media për “rritjen” e Vetëvendosjes dhe liderit të saj në rrjetet sociale me kinezë dhe indianë, për ta krijuar kështu një percepcion të mbështetjes së madhe për Kryeministrin Albin Kurti, pas rrëzimit të tij në Kuvendin e Kosovës me 82 vota.

Tasholli e ka bërë këtë, pasi i kishte ardhur një friend request nga një kinez, të cilën e ka publikuar në profilin e tij në Facebook, që duket se ka ndodhur për shkak të “invadimit” kinez në rrjetet sociale në Kosovë.

Advertisement

“Përgëzojmë Qeverinë e Kosovës dhe Ministrinë e Jashtme për angazhimet e mëdha për t’i siguruar vendit tonë një ulëse në OKB. Populli kinez ka filluar të reflektojë dhe të ketë rol aktiv edhe në rrjetet sociale, duke na dhënë kurajo të gjithëve neve, popullit tonë. Kina si shtet, është një hap larg njohjes së pavarësisë së Kosovës. Ju falemnderit popull liridashës, solidarizues dhe vëllazëror nga Kina”, ka shkruar Tasholli.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 × three =

Previous Post

PDK: Kryeministri i shkarkuar Kurti mashtroi për reciprocitetin - ku mbetën premtimet e tij për njohjen e diplomave në Preshevë; targat e dokumentet e udhëtimit

Next Post

Gjoshi: Pse po heshtë qeveria e shkarkuar për lejen e fshehtë që ia dha Serbisë?

Advertisement