By Nehat HYSENI
Prishja e koalicionit qeverisës APN-PVD, që është vendosur menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve lokale të 24 prillit 2016, akoma pa i mbushur as dhjetë muaj, ka shqetësuar shumë qytetarët e Preshevës.
Brengosja reale sidomos e një pjese të të rinjëve konsiston në shpresat e tyre për të bërë kthesë radikale në ndryshimet shoqërore që priteshin të ndodhnin pas rënies së qeverisjes mafioze 12 vjeçare të PDSH-së, në krye me kapon e krimit, Ragmi Mustafën, në komunën e Preshevës dhe Nagip Arifin, në komunën e Bujanocit.
Në fakt, zgjedhjet lokale të vitit të kaluar cilësohen si zgjedhje “anti-mafi”, që ia kishte zënë frymën shqiptarëve të Luginës. Dhe kjo luftë “anti-mafi” dhe “anti-krim”, në komunën e Bujanocit u udhëhoq dhe u fitua nga PVD me Shaip Kamberin në krye. Kurse, në Preshevë situata ishte më e paqartë dhe PVD, edhepse e ka selinë dhe lidershipin qendrore nga kjo komunë, megjithatë nuk arriti ta fitoj besimin e plotë të votuesve për këtë mision të proklamuar me moton “ne jemi shpëtimi”.
Fushata e vakët parazgjedhore e PVD-së, që kishte shumë konfuzitet, paqartësi e dilema të pajustifikueshme, tek votuesit preshevarë nuk zgjoi besim të mjaftueshëm, duke e radhitur këtë parti në vendin e tretë në zgjedhjet e 24 prillit 2016, që realisht paraqet humbjen më të madhe në historinë, që nga themelimi i saj më 19 gusht 1990.
Ndërkaq, votuesit preshevarë, sa duket, luftën “anti-mafi” ia votëbesuan më tepër partisë së sapoformuar, APN-së së Shqipërim Arifit, duke e radhitur si parti të dytë.
Kjo ishte befasia më e madhe e këtyre zgjedhjeve, që i tejkaloi të gjitha parashikimet dhe pritshmëritë.
Arsyet e kësaj befasie të dyfishtë: humbjes katastrofale të PVD-së dhe fitores së befasishme të APN-së, pra, duhet shikuar në gjendjen e pashpresë dhe zhgënjimin e preshevarëve me gjendjen dhe me shpresat për ndryshimin e saj.
Mbase, edhe “përtrirja” në kreun e PVD-së dhe paqartësitë tjera, shkaktuan kalimin e shumë votave tradicionale të kësaj partie të kalojnë në APN, meqë, siç thamë, qëllimi kryesor ishte fitorja “anti-mafi”, apo kundër Ragmi Mustafës dhe bandës së tij kriminale.
Prandaj edhe koalicioni më i natyrshëm dhe i mundshëm paszgjedhor ishte mes këtyre dy partive, dmth APN-PVD, si koalicion që do e stoponte dhe do e hiqte nga pushteti këtë bandë, që u vendos qysh të nesërmen e zgjedhjeve.
Por, qeverisja banditeske e mafioze e Ragmi Mustafës ishte cilësuar si e keqja më e madhe për komunën e Preshevës dhe më gjërë, edhe nga vet partia e PDSH-së, e cila menjëherë pas zgjedhjeve lokale filloi “diferencimin” brenda saj, që kulmoi në aktivitetin konfliktual e skandaloz zgjedhor brendapartiak dhe rezultoi me ndarjen definitive të PDSH-së, duke u shkëputur shumica absolute prej 9 këshilltarëve, dmth. reth 2/3, kurse me Ragmi Mustafën mbetën vetëm grupi i ngushtë, dmth grupi i krimit, që ishte dhe mbeti dorë e djathtë e tij në të gjitha marifellëqet skandaloze e ogurzezë, të krimit e “plaçkitjes patriotike” nga biznespolitika e dyshimtë e mafioze, që u shpërblye me para të majme nga buxheti komunal dhe nga Qeveria e Serbisë.
Kështu, u rrumbullaksua koalicioni “anti-mafi”, që filloi me APN me moton “për ndryshim”, si dhe me PVD-në me moton “për shpëtim”, dhe përfundoi me fraksonin e PDSH-së me moton “për drejtësi”, duke krijuar koalicioni “Anti-Ragmi”: APN-PVD-PDSh ( fraksioni i saj).
Prandaj, synimi dhe objektivi kryesor politik “anti-mafi”, si premtim i fushatës parazgjedhore u arrit plotësisht me mëposhtjen e Ragmi Mustafës&Company.
Rrjedhimisht, monopoli i luftës kundër saj nuk i mbetet vetëm APN-PVD-së, por këtë rol fuqishëm, mbase më fort dhe më ashpër e merr edhe fraksioni prej 9 këshilltarësh i PDSH-së.
Andaj, prishja e koalicionit paszgjedhor APN-PVD nuk paraqet “fundin e botës”, aq më parë kur mosdija, paaftësia dhe kokëfortësia e arroganca e pashpjegueshme e tyre, e sidomos e Shqipërim Arifit, realisht treguan se ata e morën pushtetin “para kohe”, të “papjekur” sa duhet, aksidentalisht dhe, sa duket, atyre u duhet kohë për të mësuar e për t’u aftësuar për të dhënë kontributin e tyre zhvillimit ekonomik, social, kulturor e politik të komunës së Preshevës dhe Luginës.
E kanë vështirë
“qenjet njerëzore te kualifikuara” si Nehat Hyseni, të pajtohen me ardhjen në krye të qeverisë komunale të Preshevës personalitete udhëheqëse nga fshatrat. Është mësuar “analist Nehati” ta ndajë jastëkun me shqaun. Krahasoje veten
“o nehat analisti” se çfar qëndrimi mban Beogradi ndaj Ragmi Kamberit. Si nxënës kur ishe në gjimnazin e Preshevës, të gjithë dinin se sa të zymtë, të mangët dhe të errët e ke ndjenjën kombëtare. Tani po e shpalos “filozofinë veshokeve” që të ka shoqëruar gjatë jetës.
Njeriu është krijesë që e ndryshon veten…