Dark Mode Light Mode

Dy manipulatorët më të rrezikshëm të historisë

rasputin-696x501-696x501

Ja kush ishin dy manipulatorët më të rrezikshëm….

Rasputin. Këshilltari privat i carit të fundit të Rusisë Nikolla II, Grigori Efimoviç Rasputin, u cilësua përgjegjës për disfatën e Romanovëve. Me prejardhje modeste, ai arriti të fitojë simpatinë e shumicës së aristokracisë ruse dhe familjes perandorake, falë karizmës së tij të fuqishme dhe famës së një murgu që shëronte njerëz.Në fakt, sipas disa historianëve Rasputin ishte një ndjekës i një sekti fetar heretik, një manipulator që pëlqente luksin dhe shenjestronte kryesisht gratë e fisnikërisë, duke përfshirë edhe vetë Perandoreshën Aleksandra, gruan e carit.

Xhim Xhons. Reverendi-prijës i kongregacionit fetar të “Tempullit të Popullit”, bindi në vitin 1978, 912 pasuesit e tij të kryenin një vetëvrasje masive, duke i nxitur ata të pinin cianid. Duke besuar se ishte rimishërim i Krishtit dhe Leninit, për t’i shpëtuar kritikave të ashpra publike në SHBA, Xhons u largua në vitet 1970 në xhunglën e Guajanës, komuna e Xhonstaunit, të cilën ai e përcaktoi si “toka e premtuar”. Këtu, nën presionin e akuzave për përdhunime, rrëmbime dhe evazion fiskal, ai i bindi ndjekësit e tij të kryejnë vetëvrasje dhe më pas vrau veten me armë.

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

2 × 1 =

Previous Post

Zyrtari i NATO-s: Incidenti me murin në Mitrovicë janë shqëtësuese

Next Post

INTERESANTE/Kishte detyrë shtëpie “Skënderbeun”, por tifozja e vogël e Tiranës…

Advertisement