Dark Mode Light Mode

Pafundësi e lajmeve të zeza, tre të vrarë në Tiranë

Pas vrasjes së një farmaciste 35 vjeçare në periferi të Tiranës rreth orës 18 e 35 minuta, vjen lajmi për një vrasje të re në orët e mbrëmjes tek “Komuna e Parisit, ku pohohet të jenë vrarë një vajzë dhe një djalë.

Burime zyrtare nga policia e kryeqytetit thanë për agjencinë e lajmeve Noa se ka qenë një mjet tip “Foristradë” me xhama të zinj burimi i plumbave të automatikut të shkrehur mbi dy të rinj, një vajzë e një djalë teksa  ata lëviznin me veturë.

Nga të dhënat paraprake, thuhet se dy të shënjestruarit e plumbave kanë gjetur vdekjen në spital, të dërguar për të marrë ndihmën e shpejtë, ndërsa janë identifikuar vajza Megi Jukiçi, 25 vjeç nga Fieri, dhe shoqëruesi i saj Aleksandër Gocaj.

Advertisement

Aktualisht nuk ka të dhëna për identitetin e viktimës apo autorët e ngjarjes, ndërsa policia mbërriti në vendngjarje dhe nisi hetimet.

Vrasësit dhe hajnat, me gjasë po e shfrytëzojnë të ftohtit pasi edhe frekuentimi i njerëzve është më i vogël.

Pas rrëmbimit dhe plagosjes në Vlorë në orët e pasdrekes, raportohet se është grabitur edhe një pikë karburanti në autostradën Tiranë-Durrës, ku grabitësit supozohet se kanë marrë 200 mijë lekë të vjetra. (Koha.Net)

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

3 × 4 =

Previous Post

Lindja e M U H A M E D I T alejhi selam

Next Post

Balla: Jam krenar për atë ç`kam bërë në 21 janar

Advertisement