Presidenti turk, Tayyip Erdogan, ka thënë në një intervistë për CNN-in të hënën se populli turk ka kërkuar dënimin me vdekje – që është shfuqizuar më shumë se një dekadë më parë – për të përfshirët në grusht-shtetin e dështuar ushtarak gjatë vikendit.
“Njerëzit nëpër rrugë e kanë bërë këtë kërkesë”, ka thënë Erdogan për CNN.
“Populli është i mendimit se këta terroristë duhen vrarë… Përse t’i mbaj e t’i ushqej ata nëpër burgje për vite me radhë… këtë e ka thënë populli”, transmeton Koha.net.
CNN ka cituar Erdoganin të ketë thënë edhe se kërkesa zyrtare për ekstradimin e klerikut Fethullah Gulen nga SHBA-të do të dorëzohet ditëve të ardhshme.
Turqia thotë se Gulen ka qenë organizatori i tentim grusht-shtetit. Ai mohon përfshirjen.
” Nuke eshte e rendesishme cfare mendon dikush dhe nuke eshte e rendesishme cfare thote dikush…e rendesishme eshte cfare punon dhe vepron dikush sepse , ate cfar vepron dhe ate cfare punon, ate e thote dhe ate e mendon ”
Keshtu dhe vetem keshtu njeriu mund te gjykoje drejte dhe mund te bjere gjykime te drejta ….kure vlerson sipas punes dhe vepres e jo sipas nji deklarate ne SNN te cilen Presidenti Erdogan nuk dihet se ne cilin kontest e ka thene
Te presim dhe te shofim se cfare pune do te bejne autoritetet kompetente turke dhe Pres.Erdogan dhe pastaje te gjykojme vetem vepren e Presidentit Erdogan