Dark Mode Light Mode

Ky është operacioni policor ndaj Azem Sylës që nga nisja (Video)

sylallasddRreth 350 policë të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës kanë qenë pjesë e aksionit të zhvilluar të mërkurën ndaj grupit në të cilin bënte pjesë edhe ish deputeti dhe ish komandanti i UÇK-së, Azem Syla.

Në pamjet filmike të transmetuara në emisionin “Drejtësia në Kosovë” janë parë mjete të blinduara dhe njësi elite të cilat ishin pjesë e aksionit.

Gazetari i “Drejtësia në Kosovë”, Kreshnik Gashi, ka raportuar nga dhoma komanduese nga ku janë ndarë detyrat për policët hetues.

Advertisement

Nga aty Gashi ka raportuar se përgatitjet për aksionin kishin filluar qysh në orën 3 të mëngjesit ndërsa në orën 4:30 hetuesit kishin marrë në dorë urdhrat e gjykatës.

“Drejtësia në Kosovë” ka përcjellë operacionet e EULEX-it dhe Policisë së Kosovës.

Emisionin e plotë mund të shikoni në linkun e mëposhtëm:[yframe url=’https://www.youtube.com/watch?v=jkG5AkwMFO0′]

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × one =

Previous Post

Preshevë, shtëpia në flakë..

Next Post

Gjuriq nesër në Gjilan për “Bozic”. A do pengoj Petrit Selimi të hyjë në Kosovë?

Advertisement