Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se Hashim Thaçi nuk është dhe kurrë nuk do të jetë president i Republikës së Kosovës.
Po ashtu, në reagimin e VV-së thuhet se karriera e Thaçit politike është e përshkuar nga dy veprimtari: kompromise të vazhdueshme ndaj Serbisë – dhunë, krim e korrupsion ndaj popullit të vet.
“Hashim Thaçi nuk është dhe kurrë nuk do të jetë president i Republikës së Kosovës.
Ai u zgjodh si rezultat i shantazhit dhe blerjes së deputetëve të LDK-së dhe si rezultat i kompromiseve ndaj Listës Serbe të Serbisë.
Ai u zgjodh vetëm pasi anuloi demokracinë, duke nxjerrur dhunshëm nga Kuvendi dhe duke arrestuar deputetët e opozitës.
Karriera e tij politike është e përshkuar nga dy veprimtari: kompromise të vazhdueshme ndaj Serbisë – dhunë, krim e korrupsion ndaj popullit të vet.
Prandaj nuk do ta pranojmë e njohim asnjëherë si president të Republikës sonë. Do ta kundërshtojmë vazhdimisht dhe pa kompromis. Siç e kundërshtuam sot!”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.
Po ashtu, Lëvizja Vetëvendosje ka shpërndarë edhe momentin e hedhjes së gazit lotsjellës në këtë mënyrë pranon se kanë se është planifikuar nga kjo parti
teroristat me ndihmen e beogradit munohen ta prishin shtetin e kosoves.