Bujanoc, 6 maj -Në selin e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), Kryetari Jonuz Musliu priti në një takim përfaqësuesit e OSCE/ODIHR Emil Varandi, Ben Jones dhe Andrijana Karic. Kryetari Musliu njofton problemet ne Lugine dhe pse shqiptarët refuzojne zgjedhjet ne Serbi njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”
Gjatë takimit kryetari Musliu i njoftoi me gjendjen e tanishme në Luginën e Preshevës si dhe me rrespektimin e drejtave të shqiptarëve dhe njëkohësish me nivelin e relizimit të obligimeve nga shteti.
Gjithashtu në këtë takim Musliu theksoi paknaqësitë me gjendjen që është në organet e rendit dhe gjykatave si dhe me procesin e pasivizimit të vendbanimeve të shqiptarëve. Ndërkaq ngriti vërejtje ndaj Komisionit zgjedhor qëndror në raport me
Komisionin zgjedhor lokal duke potencuar pozicionin e tij të mosmarrjes pjesë në zgjedhjet parlamentare pëshkak të teksteve mësimore.
Vlen të theksohet OSCE/ODIHR do të ketë 6 grupe që do të monitorojnë zgjedhjet që do të mbahen me 24 Prill.