Dark Mode Light Mode

Policia e Kosoves mohon se kryeministri eshte gjuajtur me molla. Mustafës mollat i duken plumba

largea_foto-491459438183Policia e Kosovës në regjionin e Pejës e ka mohuar faktin se kryeministri, Isa Mustafa, është gjuajtur më mollë sot gjatë vizitës që ka bërë në Rrafsh të Dukagjinit.

Zëdhënësi i Policisë, Xehavt Ibraj ka thënë se nuk ka pasur sulm ndaj Mustafës. Sipas tij, dy qytetarë vetëm kanë prishur rendin publik me disa britma.

“Unë nuk ka informata që është sulmuar kryeministri. Ne kemi shoqëruar në Polici dy qytetarët të kësaj ane. Ata janë marrë në pyetje, pasi kanë prishur rendin publikë me disa britma që I kanë bërë në drejtim të kryeministrit”, ka thënë ai.

Advertisement

Ibraj ka treguar se pas komunikimit që kanë bërë më Prokurorin të dy qytetarët janë lënë të lirë.
“Ne i kemi marrë në pyetje këta dy qytetarë. Nuk mund të themi që kanë që të ndonjë subjekti politikë, po ashtu nuk mund te them se kanë qenë nga VV. Për ne janë vetëm qytetarë”, ka thënë Ibraj.

Më herët është raportuar se Isa Mustafa është sulmuar me mollë nga një asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje, Zenel Maloku, i cili sipas Vetëvendosjes është arrestuar.
Këtë për Express e kanë konfirmuar edhe në VV.
“Po është gjuajtur me mollë kryeministri Mustafa”, kanë thënë në VV.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two + 2 =

Previous Post

Evropës a duhet me ja djegë se pari flamurin e pastaj me të liru nga akuzat për krime e gjenocid

Next Post

Berisha po merrë pjesë në konferencën ndërkombëtare në Lugano

Advertisement