Dark Mode Light Mode

Policia e Kosovës demanton Daut Haradinajn: Nuk u larguam nga shtëpia e Kryeministrit

policia1Policia e Kosovës i është përgjigjur deklaratave të deputetit Daut Haradinaj, që përmes profilit të tij në Facebook kishte pyetur pse Policia e Kosovës u tërhoq nga shtëpia e kryeministrit kur aty u hodh koktej molotovi nga protestuesit, në ditën kur Hashim Thaçi u zgjodh president i Kosovës.

Reagimi i plotë i Policisë:

“Policia e Kosovës (PK), me qëllim të vazhdimit të informimit të drejtë të opinionit publik, lidhur me shkrimin e publikuar me (25.03.2016) në  portalin “Koha.net”, e që mban titullin “Fol kryeministër, pse u hoqën rojet nga shtëpia jote kur u votua Thaqi”, reagon ndaj këtij shkrimi dhe deklarimeve të tilla të pavërteta dhe sqaron me sa vijon:

Policia e Kosovës të gjitha veprimet e saja, duke i përfshirë ato të ofrimit të sigurisë ndaj rezidencës së Kryeministrit, i ka realizuar konform autorizimeve dhe procedurave të parapara ligjore.

Advertisement

Referuar legjislacionit në fuqi, që nga data e emërimit te z.Mustafa si Kryeministër i vendit,  i është caktuar ofrimi i sigurisë së tij dhe rezidencës 24 orë 7 ditë në javë. Policia e Kosovës në bazë të përgjegjësive të saja edhe në ditën e specifikuar ka ofruar siguri për rezidencën e Kryeministrit, me pjesëtaret e PK-se të cilët kanë qenë të caktuar me detyrë

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 + three =

Previous Post

Rovena Stefa krenare për trupin me tatuazhe të reja: Do pranoja një partner të varfër, por me kusht... (Foto)

Next Post

Haradinaj: Kadaj-Bujupi s’na lajmëroi fare se po largohej, mirë se shkon në Vetëvendosje

Advertisement