Dark Mode Light Mode
Hopaaa..u knaqa vetëm, pa shoqe...
KDNJ kërkon nga qeveria serbe të ndal diskriminimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës
Meta: Politika shqiptare ka reflektuar

KDNJ kërkon nga qeveria serbe të ndal diskriminimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Këshilli për të Drejtat e Njeriut shpreh shqetësimin e vet lidhur me shkallën e pamjaftueshme te realizimit të të drejtave të njeriut në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, thuhet në kumtesën e Këshillit për të Drejtat e Njeriut me seli në Preshevë, lëshura sot me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, njofton agjencia informative “Presheva Jonë”

Preshevë, 10 dhejtor/ AIK-Presheva Jonë

Megjithë progreset simbolike në fushën e të drejtave individuale dhe në harmonizimin e legjislacionit vendor me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, gjendja e tanishme në fushën e të drejtave individuale dhe kolektive mbetet e rëndë.

Advertisement

Në shumë sfera; si në atë politike, juridike, ekonomike dhe sociale; gjendja e të drejtave të njeriut vazhdon të jetë e vështirë. Edhe gjatë këtij viti nuk ka pasur progres thelbësor në luftimin e diskriminimeve vendore. Fusha e respektimit të të drejtave të njeriut në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë kërkon pa dyshim më shumë përkushtim nga ana e institucioneve shtetërore, sidomos nga Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Minoritetet.

Këshilli për të Drejtat e Njeriut kërkon nga institucionet shtetërore që të jenë më aktive në zbatimin e sundimit të ligjeve, sidomos të legjislacionit që ka të bëjë me respektimin e të drejtave të njeriut dhe të ligjit kundër diskriminimit.

KDNj kërkon njëkohësisht nga bashkësia ndërkombëtare mbështetje të mëtejme në vazhdimin e përkushtimit të saj për përmirësimin e nivelit të të drejtave të njeriut në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë; në funksion të inkurajimit të autoriteteve shtetërore në ndërmarrjen e masave konkrete dhe efikase, për përmirësimin e gjendjes së të drejtave të njeriut në këtë rajon, thuhet në fund të kumtesës leshuar sot nga Kryetari i Këshillit për të Drejtat e Njeriut z. Belgzim Kamberi.

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, në bashkëpunim me Organizatën për zhvillim dhe demokraci dhe Shoqërinë moderne, i ka dhuruar sot bibliotekës së Bujanocit, libra me tematikë nga të drejtat e njeriut. Librat janë siguruar nga organizatat e ndryshme për të drejtat e njeriut në Serbi.

 

Dhurimi i librave me rastin e Ditës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut është aktivitet tradicional i këtyre organizatave joqeveritare dhe ka për qëllim zhvillimin e mëtejmë të informimit të qytetarëve për fushën e të drejtave të njeriut, në funksion të përmirësimit të gjendjes të të drejtave të njeriut në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, në bashkëpunim me Organizatën për zhvillim dhe demokraci dhe Shoqërinë moderne po ashtu sipas KMDNJ në Bujanoc  i ka dhuruar sot bibliotekës së Bujanocit, libra me tematikë nga të drejtat e njeriut. Librat janë siguruar nga organizatat e ndryshme për të drejtat e njeriut në Serbi

Dhurimi i librave me rastin e Ditës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut është aktivitet tradicional i këtyre organizatave joqeveritare dhe ka për qëllim zhvillimin e mëtejmë të informimit të qytetarëve për fushën e të drejtave të njeriut, në funksion të përmirësimit të gjendjes të të drejtave të njeriut në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, njofton Qendra për informim e KDNJ me slei në Bujanoc


 

 

 

View Comments (2) View Comments (2)
  1. te nderuare bashkeatedhetare pasi per cdo dite percjell lajmet dhe sipas rrjedhave qe po ndoshin ne lugine te presheves une mendoj se diskriminimi e ka kaluare tejmasen dhe tash ka kalu ne fulldiskriminim por cte themi ne populli i ngrate (siur guri ne udhe kemi mbetur) dhe fotelashte ata politikan i kan mbushure tenxheret me euro e per te kaluaren dhe te tashmen qer po ndodh ketu nuk don te ndin por ne jemi ata qe hajdutet politikan i perkrahim vete edhe pse ndoshta me keto fjela paksa te renda dhe jo te hishme por zemra vete i shkruan por do te behte mire kurr te vdesin kta komunista te flliqt
    pershendetje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

18 + six =

Previous Post

Hopaaa..u knaqa vetëm, pa shoqe...

Next Post

Meta: Politika shqiptare ka reflektuar

Advertisement