Dark Mode Light Mode

80-të vjetori i Ramiz Kelmendit

(AIK-Presheva Jone)

Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës organizoi dje një takim me rastin e 80-vjetorit të lindjes së shkrimtarit e të publicistit Ramiz Kelmendi. Me këtë rast morën pjesë emra të shquar të letrave shqipe, të cilët uruan dhe e nderuan profesorin Kelmendi për veprimtarinë e tij të rëndësishme në fushën e letërsisë. Ramiz Kelmendi i takon plejadës së parë të krijuesve të pasluftës së Dytë, i cili lëvroi me sukses në letërsinë tonë e që me shkrimet e tij asnjëherë nuk e humbi aktualitetin dhe komunikimin me lexuesit.

Vetëm pak kohë më parë shkrimtari dhe gazetari Ramiz Kelmendi, me rastin e ditëlindjes së 80-të, u nderua me çmimin “Pena e artë për vepër jetësore” nga klubi i gazetarëve “Feniksi” në Shtime

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

13 + ten =

Previous Post

Scherzinger pëlqen të vishet seksi

Next Post

Në janar të 2011 do shfaqet eklipsi i Diellit

Advertisement