Dark Mode Light Mode

70 kompani, 200 vende të reja pune në Ferizaj

Rreth 70 kompani i janë përgjigjur aktivitetit “Berza e Punësimit 2012” në Ferizaj, i cili rezultoi të jetë mjaft i suksesshëm edhe në këtë komunë. Drejtues të AKB-së vlerësuan se “Berza e Punësimit” është një mision human dhe një mundësi e lehtë për të gjetur punë për punëkërkuesit.

Me këtë rast, kryetari i AKB-së, Agim Shahini, ka theksuar se janë rreth 70 kompani të regjionit të Ferizajt të cilat i janë përgjigjur “Berzës së Punësimit” në Ferizaj, që AKB-ja e organizon në partneritet të plotë me Qeverinë e Republikës së Kosovës, dhe konform nevojave të tyre kanë ofruar mbi 200 vende të reja të punës.

Kurse, zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa, ka përgëzuar AKB-në për këtë aktivitet mjaft të rëndësishëm që përveç punësimit ofron edhe mundësinë e trajnimit dhe të aftësimit profesional të punëkërkuesve, kurse institucionet shtetërore përkushtimin ndaj aftësimit profesional më së miri e dëshmuan me inaugurimin e Qendrës së Aftësimeve Profesionale po në Ferizaj, ka thënë Mustafa. (k.p)

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

6 + twenty =

Previous Post

EUROVISION: Sipas votimit gjeopolitik RONA E PESTA – Suedia fiton ( VIDEO )

Next Post

SHQIPTARËT TANË

Advertisement