Dark Mode Light Mode

23 vjeçari dhuron jetë me vdekjen e tij

Athinë, 20 dhjetor  – Një 23 vjeçar, i cili pësoi një traumë të rëndë pas një aksidenti rrugor, iu dhuroi jetë pesë pacientëve nga vdekja e tij.

23 vjeçari humbi betejën me vdekjen në Spitalin “Evangelismos”, ku u shtrua menjëherë pas aksidentit.

Procesi i dhurimit të organeve filloi të shtunën në mëngjes, pasi u vërtetua vdekja e trurit të të riut dhe u informua Organizata Kombëtare për transplantet (E.O.M.).

Advertisement

Familja e të ndjerit, në mes të dhimbjes, gjeti kurajon për të dhuruar organet e djalit me qëllim transplantin tek pacientë të tjerë në nevojë.

Kështu organet e tij u transplantuan te një pacient 49 vjec që vuan nga mëlcia në spitalin e Selanikut, një grua 31 vjec, e cila prej 7 vjetësh bën dializë, një 63 vjecar që bën dializë prej 10 vjetësh dhe tek 2 pacientë të tjerë.

Organizata Kombëtare për transplantet (E.O.M.) ngushëllon dhe falenderon familjen e të riut për aktin bujar dhe vetëmohues, me shpresë se ky donacion do të ndihmojë për të lehtësuar sadopak dhimbjen e tyre.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

nine + fifteen =

Previous Post

Ballina e mërkurë, 21.12.2011 Lajme Ekonomi Kultura Kronika Intervista Vështrime Sport Kosovë Shqipëri Rajon Botë Showbiz Tech Kuriozitete Man.United ofron 12 milionë funte për Shaqirin

Next Post

KGB TORTURON AKTIVISTET UKRAINASE...

Advertisement