Misioni i Yann Hafner, Luca Nicola, Denis Bastari  nga UEFA dhe Sofia Malizia nga FIFA,  është i fokusuar në çështje ligjore dhe dokumente bazike të FFK-së siç janë statuti dhe rregulloret.

Sot përfaqësuesit e FIFA-së dhe UEFA-së i priti në takim presidenti Agim Ademi bashkë me u.d sekretarin e përgjithshëm Taulant Hodaj. Ideja e këtij takimi është informimi rreth ndryshimeve që duhen bërë në statutin dhe rregulloret e FFK-së dhe harmonizimi i këtyre dokumenteve me ato të FIFA-së dhe UEFA-së.

Advertisement

Në rend të ditës për t’u diskutuar janë edhe komisionet juridike, disiplinore, normative dhe administrative të FFK-së.