Dark Mode Light Mode

Zvicra me kembët e arta të shqipes barazon me Anglinë

Titullarë tek Zvicra u paraqitën tre shqiptarët, Behrami, Shaqiri dhe Xhaka, të cilët treguan lojë të mirë, e veçmas dyshja Shaqiri – Xhaka në pjesën e parë.

Londër, 4 qershor / AIK-Presheva Jonë 

Zvicra e shqiptarëve ka barazuar në mes të Londrës me Anglinë. Pavarësisht se skuadra helvetike udhëhoqi 0-2, vendasit u kthyen shpejt duke barazuar rezultatin, i cili edhe ishte epilogu përfundimtar i takimit. Titullarë tek Zvicra u paraqitën tre shqiptarët, Behrami, Shaqiri dhe Xhaka, të cilët treguan lojë të mirë, e veçmas dyshja Shaqiri – Xhaka në pjesën e parë.

Advertisement

Golat për Zvicrën i shënoi Barnetta, një në min. e 32 e golin e dytë në 35′. Anglia u kthye përmes mesfushorit Lampard i cili ngushtoi rezultatin nga pika e bardhë në minutën e 37. Në minutën e 51 e barazoi rezultatin, Young. Behrami u ndëshkua me karton të verdhë. E në fushë pos tre shqiptarëve në pjesën e parë, u paraqitën edhe Blerim Xhemajli e Admir Mehmedi. Pas kësaj xhiroje, Anglia është në vendin e parë në grupin G me 11 pikë, në grupin e dytë është Mal i Zi me 10 pikë, një ndeshje më pak ndërsa në vendin e tretë, Zvicra me 5 pikë.

 

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

thirteen − 2 =

Previous Post

Qindra qytetarë nga Lugina e Preshevës kerkuan hapjen e kufirit Miratoc - Llojan

Next Post

Nuk u pëgatitën për provim,,jja çfarë bënë

Advertisement