Dark Mode Light Mode

ZRRE publikon aplikimet: KESCO propozon rritje tarifash rreth 21%

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), ka publikuar aplikimet fillestare të kompanive KESCO, KEDS dhe KOSTT për kostot dhe të hyrat e lejuara maksimale për vitin 2026.

Në aplikimin e KESCO-s, si Furnizues i Shërbimit Universal, faktori korrigjues është mbi 49 milionë euro, ndërsa në atë të KEDS-it është mbi 41 milionë euro.

Sipas këtyre shifrave, shuma totale që kompanitë kërkojnë të mbulohet tejkalon 90 milionë euro, që do të përkthehej në një rritje të mundshme të tarifave të energjisë elektrike afër 21%.

Advertisement

Megjithatë, në kuadër të procesit të shqyrtimit tatimor, ZRRE ka mundësinë që të refuzojë këtë propozim ose të bëjë përshtatje për tarifat përfundimtare.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × 2 =

Previous Post

Ky është 45-vjeçari që u gjet pa shenja jete në banesën e tij në Prishtinë

Next Post

“Asnjëherë”, Naim Murseli mohon se ka pasur marrëveshje me dy të akuzuarit e tjerë për vrasjen e Liridonës

Advertisement