Dark Mode Light Mode

Zotimi i Abdixhikut: Nga 200 euro në muaj për çdo të porsalindur për një vit- pastaj çerdhe publike dhe edukim të hershëm cilësor

Kandidati i LDK’së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar disa zotimet për fëmijë që nga lindja deri pas diplomimit.

Bëhet fjalë për: 200 euro për cdo fëmijë deri në 1 vit, 80 cerdhe të reja dhe 50 euro për cdo fëmijë nga 1 deri në 5 vjeç, mësim tërëditor me shujta të ngrohta e shtesa 50 euro për cdo fëmijë nga 6 deri në 11 vjeç, programim, kodim dhe AI në shkolla dhe shtesa 50 euro për moshat 11-16 vjeç, 40 mijë trajnime në ICT për moshat 16-21 vjeç dhe mbi 21 vjeç punësim të garantuar dhe 500 euro në muaj për 6-12 muaj për çdo të sapodiplomuar.

“Ne besojmë në një shtet që nuk shfaqet vetëm në zgjedhje, por ecën me qytetarin në çdo hap të jetës. Që nga lindja, me 200 euro në muaj për çdo të porsalindur për një vit. Me çerdhe publike dhe edukim të hershëm cilësor. Me mësim tërëditor, shujta të ngrohta dhe kushte të barabarta në shkolla. Me teknologji, kodim dhe përgatitje reale për të ardhmen. Me trajnim për 40 mijë të rinj dhe punësim të garantuar pas diplomimit”, ka shkruar Abdixhiku.

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

4 + seven =

Previous Post

“S’u zbatua marrëveshja e Washingtonit”, Hoti numëron katër faktorë me të cilët u keqmenaxhaua sektori energjetik

Next Post

Komandanti i KFOR-it pret në takim presidentin sllovak, e njofton për “situatën e sigurisë” në Kosovë

Advertisement