Dark Mode Light Mode

Zjarri masiv përfshin objektin e Comoditës në Gjakovë, policia jep detajet

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë objektin e Comoditës në Gjakovë, pasditen e sotme.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka bërë të ditur se rreth orës 16:40 Policia është njoftuar për zjarrin që ka shpërthyer në rrugën “Gjergj Sokoli”.

Sipas tij, njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit.

Advertisement

Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar.

“Rreth orës 16:40, jemi njoftuar se në rrugën “Gjergj Sokoli” në Gjakovë një fabrikë është përfshirë nga zjarri.Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit. Zjarri është i përmasave të mëdha dhe ekipet emergjente vazhdojnë punën për ta vënë situatën nën kontroll.Deri në këto momente, bazuar në informatat e pranuara, nuk raportohet për persona të lënduar, megjithatë verifikimi i plotë i situatës dhe i pasojave eventuale në njerëz do të bëhet pas shuarjes së plotë të zjarrit”, tha Sheremet Elezaj.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 × 2 =

Previous Post

Ekskluzive/ Kjo është lista e plotë të personave nën hetim për skandalin e BKS-së

Next Post

Paralajmëron Trump – thotë se përfshirja e ShBA-së në Venezuelë mund të zgjasë me vite

Advertisement