Dark Mode Light Mode

Zidane: Kjo ishte ndeshja më e mirë e Real Madridit që prej rikthimit tim

Zinedine Zidane e ka vlerësuar fitoren e Real Madridit 1:0 kundër Sevillës si paraqitjen më të mirë të të bardhëve që prej rikthimit të tij në rolin e trajnerit në mars.

Goli me kokë i Karim Benzemas në minutën e 64-të ua fitoi të bardhëve të tri pikët në një terren të vështirë si Ramon Sanchez Pizjuan, transmeton Gazeta Express.

Trajneri francez Zidane është i lumtur me reagimin e skuadrës së tij pas humbjes turpëruese në mesjavë në Ligën e Kampionëve.

Advertisement

“Së pari, jam i lumtur. Bëmë paraqitje të madhe për 90 minuta në një terren të vështirë. Duhet t’i uroj të gjithë lojtarët e mi”, tha Zidane pas fitores të dielën.

“Kjo është fitore e përbashkët dhe jam i lumtur për të gjithë. Ishte ndeshja që më ka kënaqur më së shumti që prej se jam rikthyer”, shtoi ai.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

18 + six =

Previous Post

Mourinho: E meritova shkarkimin nga Manchester United

Next Post

Çka po ndodh kështu: Peshqit e ngordhur ‘mbulojnë’ Greqinë

Advertisement